Ajo që kishim paralajmëruar ditën e djeshme, është zyrtarizuar. Refik Vorfa nuk do të jetë më trajner I ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për “Shkodra Sport” vetë ai. Emri I njohur I basketbollit shkodran vetëm dy muaj pas emërimit në këtë detyrë, ai është larguar.

Vorfa ka bërë të ditur se arsyeja e largimit ka qenë mosrealizimi I prishmërisë së tij për të ndërtuar një skuadër pretendente.

Mosgjetja e asnjë sponsori ka bërë që Vllaznia të mos mundet dot të hyjë në merkato dhe shembulli më I mirë për këtë ishte mosmarrja dot e basketbollistit shkodran Robert Shestani që më vonë firmosi me Teutën.

Ky ishte sinjali I pari që kuqeblutë nuk do të ishin aty ku duhej në sezonin e ri. Po ashtu, edhe lajmet e fundit që flisnin për një largim të mundshëm të sportistëve të tjerë nga ekipi, e kanë detyruar Vorfën të merrte vendimin për t’u larguar.

Megjithatë, ai bën të ditur se një vendim I tillë do të vendimi për të mos qenë më trajner I këtij ekipi, nuk do ta largojë atë nga basketbolli dhe Vllaznia por do të jetë sërish pranë për të dhënë ndihmën e tij sa herë që t’I kërkohet.

www.shkodrasport.com