Prej disa ditesh i kishte lene me shpresa drejtuesit e Vllaznise por edhe tifozet e kesaj skuadre te cilet e mireprisnin rikthimin e tij ne Shkoder.
Rubin Hebaj ka pase deshire edhe vete qe ta ndermerrte nje hap te tille pas tre sezonesh aktivizimi ne ekipet e tjera dhe kishte biseduar me drejtuesit kuqeblu duke arritur madje edhe nje akord.
Por nderkohe sulmuesi 22 vjeçar mesohet se diten e sotme u ka kthyer pergjigjen perfundimtare atyre. Nje pergjigje ne fakt negative sepse ai ka deshire te vazhdoje te luaje per Teuten, skuader me te cilen fitoi Kupen e Shqiperise, Superkupen (me dy golat e tij mbreme ndaj Tiranes) por edhe eshte kualifikuar per ne turin e dyte te Europa League (me nje tjeter gol te tij).
Kreret e klubit Vllaznia ne fakt jane zhgenjyer nga nje pergjigje e tille sepse vete Hebaj pak dite me pare kishte mbyllur gjithçka sa i takon marreveshjes se rikthimit ne Shkoder dhe priste vetem mbarimin e aventures europiane me durrsaket, per te zyrtarizuar edhe firmen ne kontrate.
Por kjo gje nuk do te ndodhe tani dhe kuptohet qe Vllaznia duhet te mendoje ndonje zgjidhje tjeter. Nuk eshte e qarte nese do te tentojne brenda apo jashte vendit por ajo qe mbetet eshte zhgenjimi nga pergjigja e Hebajt.
www.shkodrasport.com