Pas emërimit të Migen Memellit në drejtimin e Vllaznisë, klubi shkodran ka vendosur edhe për stafin e ri. Ky staf është i përbërë nga figura të njohura të sportit shkodran dhe jo vetëm, të cilët natyrisht që do të mundohen të japin maksimumin e tyre në këtë aventurë me Vllazninë.

Kështu, siç dihet tashmë, në rolin e trajnerit do të jetë Migen Memelli, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Ndriçim Shtubina dhe Ergi Borshi. Poashtu, trajner portierësh do të vijojë të jetë Ideal Lekiqi.

Ndërkohë, nga ana tjetër, siç e paralajmëroi edhe “Shkodra Sport”, përgatitës atletik i Vllaznisë është vendosur lezhjani Aurel Locaj, ndërsa video-analist do të jetë sërish Ardit Mani. Natyrisht që, stafi mjekësor nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe do të vijojnë të jenë po ato emra që janë prej vitesh aty, duke filluar me Zyhdi Çobën, Ilirjan Haxhajën, Brian Ferhatin dhe Armir Dibrën.

Të gjithë këto emra do të kenë si drejtor sportiv Elvis Plorin. Me pak fjalë, tashmë stafi i Vllaznisë është i plotë për vijimin e përgatitjeve për ndeshjet e Kupave të Europës dhe sezonin e ardhshëm. /Maringlen ZHIVANI/

Trajner: Migen Memelli

Zv/trajnerë: Ndriçim Shtubina dhe Ergi Borshi

Trajner portierësh: Ideal Lekiqi

Përgatitës atletik: Aurel Locaj

Video-analist: Ardit Mani

Doktor: Zyhdi Çoba

Fizioterapistë: Ilirjan Haxhaja, Brian Ferhati dhe Armir Dibra

Drejtor sportiv: Elvis Plori