Ditën e sotme kanë qarkulluar lajme se Skënderbeu do të vijë “i përgjysmuar” në Shkodër për ndeshjen e rradhës ngaqë do t’i mungojnë për arsye kartonash Pollozhani e Imami.

Por në fakt edhe Vllaznia nuk është prapa me mungesat. Në takimin e djeshëm ndaj Luftëtarit, dy prej futbollistëve të ndëshkuar me kartona të verdhë, pikërisht mbrojtësi Adili dhe mesfushori Bardulla, i kanë patur ato të katërtit dhe si pasojë do të mungojnë të shtunën.

Mungesa e shqiptaro- maqedonasit Adili në fakt krijon një problem në mbrojtje megjithatë lajm i mirë është rikthimi nga skualifikimi i Renato Malotës që do të zërë vendin e tij.

Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë edhe gjendja e brazilianit Hygor i cili mungoi ndaj gjirokastritëve për arsye dëmtimi. Kuptohet që vështirësia e ndeshjes me Skënderbeun është më e madhe se ajo e fundit ndaj Luftëtarit dhe stafit teknik i duhet të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion për ta kaluar me sukses edhe atë.
© shkodrasport.com