Pasditja e neserme ka ofruar ne kalendarin e saj nje sfide shume interesante, pikerisht ate ne mes dy skuadrave qe ndajne vendin e pare dhe te dyte aktualisht ne renditje, Egnatias dhe Vllaznise. Por ne fakt, kjo perballje nuk do te jete e vlefshme per kampionat, por per Kupen e Shqiperise.
Kjo eshte sfida e pare gjymefinale e ketij kompeticioni, nderkohe qe e dyta do te luhet pas dy javesh ne Shkoder. Ne prag te takimit te neserm, tek Vllaznia eshte konfirmuar nje mungese e sigurte. Behet fjale per ate te mbrojtesit te djathte Geralb Smajli.
I demtuar ne grumbullimin me kombetaren U21, numri 2 i kuqebluve humbi sfiden e kaluar ndaj Erzenit, por mesa duket ka humbur edhe takimin shume te rendesishem ndaj Egnatias. Kjo sepse mbrojtesi i djathte ende nuk e ka kaluar problemin qe ka me muskujt ne rreze te kofshes dhe prandaj do te jete i detyruar te pushoje edhe per pak dite.
Tashme mbetet per t’u pare se si do te zevendoset ne takimin me rrogozhinasit dhe nese do te jete serish Sala qe do te luaje ne te djathte te repartit te prapavijes, apo do te mendohet ndonje zgjidhje tjeter nga ana e stafit teknik./www.shkodrasport.com/