Ekipi i pare i Vllaznise ka nisur qe prej nje jave pergatitjet per ndeshjet europiane dhe ashtu siç eshte bere e ditur, pjese e stafit te trajnerit Thomas Brdariç do te vazhdoje te jete edhe Ergi Borshi, trajneri qe sezonin e kaluar drejtoi ekipin U21.
Nje vendim i tille nxorri si domosdoshmeri per drejtuesit e klubit gjetjen e nje trajneri tjeter per drejtimin e ketij ekipi. Dhe e kane gjetur tashme ate. Gazeta “Shkodra Sport” meson se trajneri i ekipit Vllaznia U21 ne sezonin e ri do te jete Edmond Doçi.
Ai prej disa ditesh eshte duke qendruar edhe prane ekipit te pare per te vezhguar disa nga elementet e rinj qe do te stervise duke filluar brenda pak ditesh. Mendohet se stervitja e ekipit U21 do te nise nga mesi i javes, periudhe kur ekipi i pare do te niset jashte vendit per faze pergatitore.
Dhe sigurisht qe stafi nuk do te marre me vete te gjithe kontigjentin e lojtareve qe jane aktualisht ne stervitje. Disa prej lojtareve te rinj do te mbeten ne Shkoder, por do te vijojne stervitjen kete here me ekipin U21 nen drejtimin e trajnerit Edmond Doçi./www.shkodrasport.com/