Ndërsa Boban po largohet nga Milani, klubi kuqezi, i cili pret si pjesa tjetër e Serie A të njohë të ardhmen e futbollit italian në këtë sezon, është tronditur nga goditja dhe përgjigjja midis ish-drejtorit sportive, Massimiliano Mirabelli, dhe drejtorit aktual teknik, Paolo Maldini.
Mirabelli, menaxher i Milanit së bashku me Fassone, gjatë periudhës së pronësisë kineze, e kishin etiketuar Maldinin në orët e kaluara si “një mjek, pa kryer shkollën fillore”, duke pyetur veten se çfarë kishte bërë legjenda e kuqezinjve për t’u bërë menaxher.
Kështu, Paolo Maldini ia besoi kundërpërgjigjen e tij të ashpër “Ansa”: “Çdo koment negativ të tij për mua e konsideroj një kompliment të shkëlqyeshëm. Duke e dëgjuar atë të flasë, do të doja të shmangja referencat për çdo nivel shkollor të arsimimit…”
Ish-menaxheri i Milanit pyeti veten pse Maldini i ngjiti shkallët menjëherë, për t’u bërë emër i fortë brenda klubit të ri. Ardhja e kampionit kuqezi, megjithatë, ishte kërkuar për vite me radhë nga tifozët, me dëshirën për ta parë përsëri kapitenin e vjetër në klub.
Ndërkohë, sikurse nënvizon “Gazzetta dello Sport”, përveç Boban, edhe vetë Maldini mund të largohet nga menaxhmenti i Milanit. Maldini u rikthye te Milani në gusht 2018, si drejtor i zhvillimit strategjik të zonës sportive, për t’u emëruar më pas drejtor teknik, duke zëvendësuar Leonardo e dorëhequr. Lamtumirë pas dy vitesh? Do ta mësojmë së shpejti…/telemedia/