Arrihet marrëveshja mes palëve, Niko Gonzalez është gati të bëhet një lojtar i ri i Juventusit.

Mediat italiane raportojnë se është gjetur gjuha e përbashkët mes bardhezinjve dhe drejtuesve të Fiorentinës, të cilët pas disa javësh rezistencë po përgatiten të ndajnë rrugët me anësorin argjentinas.

Klubi vjollcë do të marrë rreth 38 milionë euro mes pjesës fikse dhe shpërblimeve për shitjen e lojtarit, ndërsa Nico Gonzalez do të firmosë deri në vitin 2029 me Juventusin. Në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi.