Pavaresisht se dukej qe bashkepunimi do te vazhdonte, ne fakt Edi Martini eshte shfaqur i vendosur per t’u larguar nga pankina e Teutes. Situata ne renditje, por edhe probleme te tjera personale te tij, ia kane bere te pamundur vazhdimin e punes ne krye te kesaj skuadre dhe pavaresisht perpjekjeve te presidentit Hasanbelliu per ta bindur te qendronte, kjo nuk ka ndodhur.

Si rrjedhoje, drejtuesit durrsake jane vene ne kerkim te nje trajneri tjeter dhe mesa duket e kane gjetur. Bledar Devolli do te jete tekniku qe do ta pasoje Edi Martinin ne kete detyre.

Ai ne fakt ka qene ne krye te ekipit Liria e Prizrenit, por ky i fundit diten e sotme ka bere te ditur se kane rene dakord per nderprerjen e kontrates me trajnerin, çka do te thote se tashme nuk ka me asnje pengese qe ai te zyrtaritohet tek Teuta.

47-vjeçari e njeh mirë këtë kampionat, pasi më parë a drejtuar ekipe si Dinamo e Kukësi në Superiore, teksa ka drejtuar edhe ekipe si Iliria, Turbina, Luzi dhe Drenica.