Esin Hakaj mund te quhet futbollist i Elbasanit. Mbrojtesi shkodran ka arritur akordin me drejtuesit e ketij klubi dhe pritet vetem hedhja e firmes ne kontrate. 28 vjeçari ishte i pranishëm pasditen e sotme në pistën e stadiumit “Elbasan Arena”, ku ndoqi nga afër duelin miqësor që skuadra e ti e re zhvilloi ndaj Vorës, sfidë që përfundoi me shifrat 2-0 për Elbasanin.

Për shkak të moshës më të re dhe performancës në sezonin e shkuar, duket se shkodrani bindi drejtuesit e Elbasanit, për ta bërë pjesë të projektit. Me zyrtarizimin e Hakajt, krahu i majtë i mbrojtjes do të jetë i blinduar.

Esin Hakaj ne kete menyre e ka zgjedhur skuadren e tij te re, me te cilen do te luaje pas tre viteve te kaluara ne Shkoder me Vllaznine. Ne Elbasan kane pretendime per te ndertuar nje ekip cilesor dhe prandaj kane bere çmos per ta bere pjese te tyren dhe si rrjedhoje tashme e kane arritur marreveshjen per ta mbajtur per dy vite ne Elbasan kete futbollist.

Nga ana tjeter, ne Shkoder pas perfundimit te kontrates palet nuk gjeten akordin e duhur per te vazhduar me tej bashkepunimin duke i uruar suksese njeri- tjetrit ne vazhdim./www.shkodrasport.com/