Lacio është shumë pranë konfirmimit të një prej lëvizjeve më të bujshme të merkatos. David Silva ka arritur marrëveshjen me Igli Taren dhe Lotiton dhe kësaj lëvizje i ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Këtë lajm e konfirmoi edhe babai i David Silvës, i cili u shpreh se djali i tij është gati për një tjetër eksperiencë të madhe në Serie A.
Dilema e kualifikimit në Champions League u zgjidh me eliminimin e Romës dhe tani gjithçka është në rregull. “Sky Sport” raporton se 34-vjeçari do të zyrtarizohet të hënën e ardhshme si afrimi më i ri i Lacios, teksa pas përfundimit të aventurës së Sitit në Champions League, Silva do të prezantohet në “Olimpico”.
Kujtojmë se mesfushori vjen si lojtar i lirë dhe do të firmosë kontratë për tre vite me Lacion, nga e cila do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon. Përveç pagës, Lacio do i vendosë në dispozicion një avion privat dhe një shofer personal për t’i shërbyer atij dhe familjes.
Trajtim prej mbreti për Silvën, i cili do të jetë një element i rëndësishëm për Lacion sezonin e ardhshëm. /vipsport/