Marash Kumbulla do të largohet nga Roma në këtë merkato vere. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do t’i bashkohet Espanyol në La Liga, raporton Fabrizio Romano.
Klubi spanjoll ka gjetur gjuhën e përbashkët me Romën për huazimin 1-vjeçar të 24-vjeçarit që do të bëhet qendërmbrojtësi i ri i skuadrës.
Katalanasit do të vijojnë të kenë në organikën e tyre një shqiptar teksa në qershor u largua Keidi Bare.
Kumbulla është nisur sot drejt Barcelonës ku do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të vij edhe prezantimi zyrtar nga klubi në rrjete sociale.