Pas mbledhjes së djeshme të Bordit Drejtues të Barcelonës, CEO Oskar Grau ka lënë Spanjën për të udhëtuar menjëherë drejt Amsterdamit.

Atje ai ka patur një bisedë me Roland Kuman dhe ka arritur marrëveshjen me trajnerin e kombëtares së Holandës për tu vendosur në krye të katalanasve.

Mesditën e sotme Kuman ka qenë në zyrat e Federatës Holandeze të Futbollit, ku ka vendosur mbylljen e kontratës me ta, duke dhënë dorëheqjen si trajneri i kombëtares holandeze.

Pas kësaj, rreth orës 16:00 të mbasdites ai ka marrë një avion privat, ku ka zbarkuar në Barcelonë. Shumë shpejt do të jetë zyrtare.

Kuman do të jetë trajneri Barcelonës dhe do të nisë një projekt të ri nga fillimi, ku pritet që shumë lojtarë të largohen, mes tyre edhe senatorë.

Ai e merr skuadrën në një moment shumë të vështirë dhe ka përgjegjësinë për të ringritur një ekip të shkatërruar nga eliminimi i turpshëm në Champions League. /vipsport/