Santiago Solari do të jetë trajneri i Real Madrid deri në ditën e hënë, e më pas do vendoset një mes Mourinhos ose Zinedine Zidane, raporton prestigjozja “as”.

Kampionët e Europës janë eleminuar nga të gjithë kompeticionet, si në kampionat, kupë dhe në Champions League brenda një jave dhe tashmë mbetet për t’u parë në ditët në vijim se kush do të vijë në vendin e tij.

Asgjë nuk ka zyrtare, por Mourinho nuk e ka fshehur për asnjë moment dëshirën për t’u rikthyer në “Santiago Bernabeu” dhe për të nisur një projekt të ri. Gjithashtu edhe Zidane ka thënë se do të rikthehet një ditë. Të hënën do të mësojmë se kush prej tyre do të vijë në krye të madrilenëve.