Real Madrid ka arritur të sigurojë një tjetër talent në Europë dhe këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin turk, Arda Gyler.

18-vjeçari i Fenerbahçes ka shkëlqyer këtë sezon në kampionatin turk, duke bërë që pas tij të viheshin edhe Barcelona e Milani, por në fund ia ka dalë Reali që të sigurojë shërbimet e tij.

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano raporton se palët kanë arritur akordin dhe Reali do të paguajë në drejtim të klubit turk plot 20 milionë euro ndërkohë që vetë lojtari do të firmosë me Realin një kontratë 6 vjeçare.

Gyler pritet që të mbërrijë brenda javës në Madrid për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur.

Fillimisht ishte menduar që Reali të bënte një pagesë për të bllokuar lojtarin dhe ta merrte në verën e vitit 2024 por gjërat kanë ndryshuar dhe 18-vjeçari do të bashkohet me madrilenët këto ditë.