Gareth Bale largohet nga Real Madrid gjatë kësaj merkatoje. Sulmuesi uellsian ka qenë prej kohësh I pakënaqur nga trajtimi që i kanë bërë në Madrid e për këtë arsye ka kërkuar të nisi një aventurë të re.
Drejtuesit e klubit tashmë kanë gjetur akordin me Tottenham dhe Bale do të rikthehet kështu te ish-skuadra e tij për një vit huazim.
Trajneri Mourinho ka dhënë aporvimin e tij për këtë transferim dhe ditën e sotme lojtari pritet të mbërrijë në Londër për vizitat mjekësore e më pas firma. Një pjesë e pagës së tij do të paguhet nga Real Madrid pasi ka ende në zotërim kartonin e tij.
Te Tottenham pritet të mbërrijë edhe mbrojtësi Regulion që sezonin e kaluar ishte pjesë e Sevillia, ndërsa tani do të nisi një aventurë në Premier League.
Madrilenët do të përfitojnë 30 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa do të kenë të drejtën e riblerjes nëse do të dëshirojnë ta kthejnë në ekip./newsport/