Myrto Uzuni ishte një nga tre emrat e mëdhenj që mungonin në listën paraprake të kombëtares shqiptare të futbollit për Europianin 2024, e cila u prezantua të hënën nga tekniku Silvinjo.
Sulmuesi i Granadas nuk ka bindur trajnerin e kombëtares edhe pse ka bërë një sezon të parë për t’u vlerësuar në La Liga, duke shënuar 11 golat në sezonin debutues në La Liga me Granadën, ku u gradua titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve të luajtura, nuk e ndihmuan Uzunin të merrte një ftesë nga tekniku brazilian i kombëtares.
Ndryshe nga Sokol Cikalleshi i cili reagoi duke njoftuar edhe largimin përfundimtar nga kuqezinjtë, Uzuni ka heshtur për vendimin e trajnerit. Vetëm sot, sulmuesi është rikthyer me një postim në rrjetet e tij sociale, duke treguar se ka nisur stërvitjen individuale në fushën e blertë të stadiumit “Tomori”, në Berat.
Edhe njëherë me stil, Uzuni nga qyteti i lindjes tregon se është punë shumë e fjalëpak, teksa në video shihet duke bërë disa goditje preçize në portë.
Sakaq, klubi i Granadës që më anë të një fotoje të postuar në faqen zyrtare shprehu mbështetjen e pakufizuar për bomberin e tyre, me mbishkrimin: “Gjithmonë me ty, Myrto”.