Ndërkohë që kombëtarja e Suedisë po kryen përgatitjet e fundit për botërorin “Rusi 2018” që nis më 14 qershor, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka gjetur një mënyrë mjaft të mirë për t’u “hakmarrë” për faktin se është lënë jashtë këtij eventi.
Ibrahimoviç në Salt Lake City ka realizuar dy nga tre golat që Los Angeles Galaxy që kanë realizuar kundër Real Salt Lake (3-0).
Golin e parë ai e realizoi në minutën e 61 duke gjuajtur me kokë, ndërsa golin e dytë e shenoj në minutën e 67 pas një gjuajtjeje të fuqishme drejt kuadratit, para golit të Kamara-s që mbylli ndeshjen e javës së pesëmbëdhjetë në MLS.
Që nga mbërritja e tij te Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç ka realizuar 7 gola në 11 ndeshje.