Ish-sulmuesi i Milanit, Robinjo është dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Milanos për dhunë seksuale në grup ndaj një shqiptare 22-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një diskotekë në Milano në vitin 2013. Ndodh edhe kështu. Në fushë një talent, jashtë  saj…Në atë kohë sulmuesi brazilian ka qenë pjesë e skuadrës së kuqezinjve, ndërkohë që tashmë luan me skuadrën e Atletiko Minieros. Mediat italiane njoftojnë se ngjarja ka filluar në një restorant në Milano, teksa shqiptarja ka tërhequr vëmendjen e futbollistit.

Ai ka shkuar së bashku me 5 shokët e tij pasi prindërit e saj u larguan. Më pas ata janë larguar në një klub nate, teksa Robinjo ka abuzuar së bashku me 5 miqtë e tij. Braziliani është dënuar edhe në vitin 2009 kur ka qenë pjesë e Mançester Sitit, por ai nuk shkoi në burg pasi pagoi dorëzaninë. Tashme gjerat kane ndryshuar dhe Robinjos i duhet te provoje serish burgun. Ajo çfare i ka bere shqiptares, do t’i kushtoje rende.

© shkodrasport.com