Dajan Shehi është një nga lojtarët që i ka dhënë fund aventurës me Skënderbeun. Qendërmbrojtësi shtatlartë kaloi te korçarët në merkaton e dimrit.

Megjithatë zbritja një kategori më poshtë ka bërë që shumë lojtarë të largohen nga bardhekuqtë. Për shtatlartin nuk mungojnë ofertat teksa Gjilani në Kosovë është në “Pole-Position” për shërbimet e tij.

Sakaq edhe në Superiore 2 ekipe kanë shfaqur interes për ta pasur në organikën e tyre. Megjithatë aktualisht ai do të shijojë për pak kohë periudhën e pushimeve për të vendosur më vonë për të ardhmen e tij.

Kujtojmë që sezonin e nisi me Partizanin, ndërsa edicionin e shkuar ishte pjesë e Vllaznisë, skuadër me të cilën bëri mirë sa herë që u aktivizua.Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete e ardhmja e tij, ne Kosove, Shqiperi apo ne ndonje vend tjeter.