Erkand Qerimaj është një ndër peshngritësit më të suksesshëm në Shqipëri, teksa e mbylli vitin 2019 me plot 11 medalje në total.
Gjithashtu shkodrani arriti të thyente edhe 7 rekorde kombëtare dhe 3 mesdhetare. I ftuar në studion e emisioni “Proçesi Sportiv”, Qerimaj foli në lidhje me sukseset e arritura duke u shprehur:
“Ky ka qenë ndër vitet më të mira të mia, ku kam arritur të marrë 11 medalje në total. Përveç këtyre medaljeve, kam thyer edhe 7 rekorde kombëtare dhe 3 rekorde mesdhetare, si asnjë sportist tjetër, plus edhe 3 medalje ari në San Marino. Ka qenë një vit shumë i mirë. Për vitin 2020 do kërkoj të thyej rekorde të tjera. Preferoj t’i thyej në të gjitha stilet.
Po bëj që në 2002 me medalje, shumica janë mërzitur. Jam bërë pak i bezdishëm duke fituar medalje. Sistemi olimpik që është bërë tani, është që në 6 garat e para, sportisti të testohet edhe në gjak edhe në urinë.
Në çdo garë kemi bërë testime. Kjo lloj mënyre kualifikimi është bërë për të shmangur dopingun. Realisht duke parë të gjitha të mirat që më ka sjellë sporti, më kanë motivuar për të ecur.
Përveç të mirave material, jam falenderues sportit për çdo gjë që kam në jetë. Por, të krahasohemi me sportet e tjera, kjo është tjetër gjë. Që te stafi ne jemi në mungesë.
Fati im që kam punuar me Zef Kovacin. Shqipëpria ka prodhuar shumë talente, por shumë janë djegur pasi nuk kanë pasur trajnerë. Në kampionatin e fundit kemi qenë pas staf. Ne pretendojmë të shkojmë në Europë, ndihem më lart se kundërshtarët.
Duhet të barazohemi edhe nga ana e legjislacionit. Tradita duhet të vazhdoj. Ligji për Sponsorizimet dhe për Sportin duhen bërë. Trajneri Zef Kovaçi është si një person i familjes, është psikologu im.
Në moment që ai e kupton që jam në ditë të vështira, e ulim stërvitjen. Ai ka qenë frymëzimi që unë të vazhdoj përpara. Djali është shumë i lëvizshëm, ndoshta mund të bëhet si daja i vet që luan me Teutën, Arlind Kalaja”, u shpreh Qerimaj.