Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, Marcus Cafu, është i bindur se Raphinha tani është lojtari më i mirë në botë.

Raphinha shënoi dy herë, duke përfshirë një penallti në minutën e 98-të, në fitoren 4-3 të Barçës kundër Celta Vigo të shtunën.

Cafu tha për Marca: “Raphinha e ka merituar Topin e Artë për një kohë të gjatë.

“Këtë vit edhe më shumë, për shkak të të gjitha numrave dhe gjithçkaje që ai ka bërë në kampionat, jo vetëm në La Liga, por edhe në Champions League”.

Cafu deklaroi gjithashtu se Barça ka një “mundësi” për të fituar Champions League këtë sezon.