Në fushë nuk është parë pothuajse kurrë, me përjashtim të atyre 82 minutave të luajtur kundër Crotone-s, që i kanë kushtuar një dëmtim serioz në gju. Rick Karsdorp, 22 vjeç, është transferuar te Roma nga Feyenoord verën e kaluar, por ka qenë i pafat. Gjithsesi, ai nuk është dorëzuar dhe ka vendosur t’i përkushtohet me kohë të plotë rikuperimit dhe familjes. Po sepse bashkë me Karsdorp ka shkuar në Itali edhe e mrekullueshmja Astrid Lentini, e fejuara e tij.
Një lidhje që tani duket se është gati për hapin e madh, duke parë se mbrojtësi i Roma-s i ka kërkuar asaj të martohet me një koreografi të zjarrtë. Përgjigja e Astrid ka qenë pozitive dhe ajo nuk ka humbur kohë duke postuar gjithçka në profilet e saj në rrjetet sociale.