Aristidi Kolaj ka vendosur që të qëndrojë një tjetër sezon në Serinë C, për ta vazhduar aty ku e la në mes në radhët e Pro Patrias. Talenti i përfaqësueses U21, ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e bllokoi në fillimin e këtij viti dhe tashmë është gati për një sfidë të re në radhët e këtij ekipi.
Lojtari është nën kontratë me Sasuolon, por klubi i Serisë A ka vendosur që të huazojë përsëri futbollistin, në mënyrë që ai të vazhdojë të luajë rregullisht dhe të kthehet në formën me të mire. Vetë Kolaj ka insistuar që të kthehej te Pro Patria, ku kishte arritur të bëhej një titullar fiks në muajt deri në dëmtimin e tij.
“Aurora Pro Patria 1919 komunikon se ka siguruar transfeirmin e përkohshëm nga U.S. Sasuolo të shërbimeve sportive të futbollistit Aristidi Kolaj. Për të dytin vit radhazi, sulmuesi i datëlindjes 1999, pjesë e kombëtares shqiptare U21, do të veshë fanellën bardheblu.
Aristidi dëshironte me forcë të kthehej në Busto Arsicio, të ndjehej pjesë e ekipit dhe të bëhej pjesë e klubit. Klubi e ka cilësuar gjithmonë një objketiv primar. Pro Patria dhe Kolaj, përsëri bashkë për t’u rritur, drejt objektivave të rinj”, njoftonte Pro Patria vendimin për huazimin e lojtarit. /vipsport/