Një ngjarje e turpshme që nuk ka aspak lidhje me futbollin ka ndodhur në kampionatin e të rinjve në Itali.

Më parë kishim dëgjuar për prindër që dhunonin arbitra, tifozë që goditnin “xhaketat e zeza”, gjyqtarë që qëllonin lojtarët, por kurrë për prindër që godasin një 17-vjeçare se ajo e ndëshkoi me të verdhë djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen Junior Tiferno-Bastia në kampionatin rajonal të Arezzo-s.

Inatin e një kartoni të verdhë babai i futbollistit e ka ruajtur deri në fundin e lojës, atëherë kur ka hyrë në dhomat e zhveshjeve të arbitrave dhe ka goditur derën me shumë forcë.

Si pasojë ka marrë disa dëmtime serioze gjyqtarja 17-vjeçare e cila është nisur menjëherë drejt spitalit.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së stafeve të dy ekipeve është bërë e mundur të ndalohej agresori, i cili menjëherë është shoqëruar në polici dhe pas denoncimit të gjyqtares pritet të ketë shumë probleme me drejtësinë./balkanweb/