Premier League prej disa javësh mund të quhet e përfunduar për Mançester Sitin, kjo pasi nuk kishte më mundësi për të mbrojtur titullin kampion. Megjithatë, trajneri Pep Guardiola po i përdor ndeshjet e fundit të kampionatit për ta sjellë skuadrën në një formë sa më të mirë për Champions League, teksa “qytetarët” duhet ende të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.
Siti do të luajë ndeshjen e kthimit në 1/8-tat me Real Madrid, teksa kanë fituar të parën në Spanjë me rezultatin 1-2. Megjithatë, Guardiola sërish i druhet madrilënëve duke ditur edhe eksperiencën e madhe që kanë Los Blancos në këtë kompeticion.
“Është apo nuk është Reali përballë, ne duam vetëm të kalojnë turin. Ata kanë më shumë eksperiencë dhe e dimë që për të shkuar më tej do të duhet një ndeshje e jashtëzakonshme. Duhet të përqendrohemi dhe të përgatitemi në më të mirën për të marrë rezultatin që duam”, u shpreh Guardiola. /VipSport/