“Me punen e bere dhe kontigjentin qe kam ne dispozicion shpresoj te bejme nje kampionat shume me te mire se ai i kaluari dhe pse jo ne fund te tentojme edhe fitimin e titullit kampion”- do te deklaronte pak dite para startit te kampionatit trajneri i Vllaznise ne basketboll per meshkuj Damian Bekteshi.
Por ecuria e deritanishme ne fakt ka treguar tjeter gje dhe siç mund ta shikoni edhe ne tabelen e meposhtme, ne perfundim te fazes se pare te kampionatit, Vllaznia jo vetem nuk eshte mes ekipeve qe pretendojne, por e sheh veten ne vendin e fundit te tabeles se renditjes.
Kuqeblute e nisen kampionatin me nje humbje ne Shkoder ndaj Teutes ne shifrat 87-95, per te vazhduar me nje tjeter humbje ne kryeqytet ndaj Tiranes ne javen e dyte me rezultatin 80-89 dhe me pas, pesoi edhe humbjen e trete rradhazi. Kete here ndaj Beselidhjes kampione ne fuqi te vendit me shifrat 84-95. Vllaznia “mori pak fryme” ne javen e katert duke fituar ne Shkoder ndaj Kamzes ne javen e katert 81-77 ndersa pesoi humbje ne javen e peste duke luajtur ndaj Apolonise ne Fier me shifrat 83-86.
Pas 5 javesh kampionat, shkodranet kane arritur te grumbullojne vetem 6 pike, me pak se te pese ekipet e tjera pjesmarrese ne kampionat dhe si rrjedhoje ndodhet e pozicionuar ne vendin e fundit te renditjes me pikaverazhin 415-442. Nderkohe te shtunen Vllaznia do te nise fazen e dyte duke luajtur ne Durres ndaj Teutes ku padyshim qe do te futet ne fushe per fitore.
Po çfare ka ndodhur tek Vllaznia ne keto 5 javet e para? Nje skuader e perforcuar edhe me emra te tille si Robert Shestani e Elian Memçaj, qe sebashku me Rejdi Rakaj formuan nje treshe shkodranesh cilesore duke qene baza e ekipit. Por duket se ardhja e lojtareve amerikane nuk ka sjelle cilesine e duhur. Edhe Wilkins nuk eshte ai i sezonit te kaluar, e po ashtu edhe Lenoir, Wright e Walton nuk po bejne diferencen. Mbase u duhet ende kohe per t’u adaptuar, por Vllaznise i duhen piket dhe te shpresojme qe gjithçka do te filloje te ndryshoje nga kjo jave./www.shkodrasport.com/