Ka patur vetem dy dite kohe ne dispozicion per ta pergatitur kete ndeshje por ne fund ia ka dale me sukses. Edi Martini ne krye te Teutes ka arritur te marre nje fitore me shume vlere ndaj nje ekipi si Partizani ne ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin “Niko Dovana”.
E mori drejtimin e kesaj skuadre ne nje moment disi te veshtire dhe per me teper, perpara nje sfide te tille por nuk u tremb per asnje moment.
Tekniku 44 vjeçar shkodran kishte besim se mund t’ia dilte dhe keshtu ndodhi. Jo me kot, ne fundin e ndeshjes permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale, ka falenderuar te gjithe per kete nisje te mbare. Duke filluar nga sportistet, tifozet dhe pa lene menjane edhe…Zotin.
“Fillimi i mbare, gjysma e punes. Faleminderit sportistave te mi per shpirtin e gares, per grinten qe treguan sot ne fushe. Jeni kampiona. Faleminderit tifozave durrsak qe sot me dhane mbeshtetje nga fillimi deri ne fund. Faleminderit Zot!”- shkruan ai.