Kanë qenë të dy në skuadrën e Realit të Madridit shumë vite më parë. Madje do të ishte portugezi ai që do e largonte Higuainin nga skuadra, pasi ky i fundit nuk i përgjigjej lojës së tij. Kjo do të thotë se Ronaldo e njeh deri në detajet më të vogla sulmuesin aktual të Milanit.

Në rrjetet sociale në mënyrë të menjëhershme është publikuar edhe foto, teksa Ronaldo i tregon portierit të Juventusit se çfarë duhet të bëj përpara se futbollisti argjentinas të godas penalltinë.

Kështu veprohet, Szczęsny i tregon me dorë Higuaninit se ku do e godas penalltinë për ta vendosur në presion, ndërsa sulmuesi do të godiste pikërisht në atë hapësirë.

Një mundësi flagrante e shpërdoruar, e cila faktikisht është pritur dhe ideuar nga Kristiano Ronaldo, ndërsa Juventusi e fiton takimin ndaj Milanit me rezultatin 0-2. /Shqiperia.ch/