Disfata e Barcelonës ndaj Granadës pa si protagonist edhe Ronald Kuman. Trajneri i katalanasve u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë të ndeshjes dhe sipas tij, gjithçka ishte e pakuptimtë pasi nuk kishte bërë asgjë që ta meritonte një gjë të tillë.
“Nuk e kuptoj pse u ndëshkova. Gjyqtari tha se kisha treguar mungesë respekti ndaj gjyqtarit të katërt. Nuk i kam thënë asgjë të keqe gjyqtarit të katërt. As nuk e shava e asgjë tjetër. Është e pabesueshme që më japin të kuq, por nëse ai dëshironte të ishte protagonisti i mbrëmjes, faleminderit.
Nuk e di se çfarë mund t’i kem thënë, të shohim e çfarë do të shkruajnë në protokoll, Por nëse shkruajnë gjëra që nuk kam thënë, duhet bërë diçka.
Kishte disa episode ku ai më kundërshtoi në një mënyrë që ai tregoi mungesë respekti ndaj meje. Nëse nuk fyen, atëherë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë mungesë respekti. E përsëris, nuk kuptoj kartonin e kuq”, tha Kuman pas ndeshjes. /vipsport/