Futbolli vazhdon të jetë i paimagjinueshëm se çfarë mund të prodhojë. Shpeshherë nëpër botë kanë ndodhur fenomene që në aspektin normal nuk duhej të ekzistonin. Skuadra që krijohen nga hiçi dhe që brenda një periudhe të shkurtër arrijnë të bëjnë gjëra të mëdha. Në Shqipëri pak vite më parë, Kukësi erdhi nga kategoria e dytë e futbollit tonë dhe brenda tre vitesh arriti deri në turin e katërt të Europa League. Por ka skuadra që kanë bërë arritje edhe më të mëdha. Njëra prej tyre është skuadra suedeze Ostersunds e cila është kualifikuar për në fazën e nokautit të Europa League për të parën herë në histori. Ata morën kryesimin e ndeshjes së Grupit J ndaj Zorya Luansk falë një autogoli të Dmytro Grechyshkin.Iraniani i lindur në Suedi Saman Ghoddos vulosi pjesëmarrjen e ekipit të tij në fazën 1/16 me një goditje nga distanca.

Një arritje historike për ekipin suedez, që deri para katër vitesh endej në kategorinë e katërt suedeze. Një punë e madhe falë eksperiencës dhe profesionalizmit të trajnerit Potter, i cili shtatë vite më parë vendosi të transferohet në veri të Suedisë. Ostersunds është pesë orë me makinë në veri të Suedisë, një vend i shkretë, dhe qyteti i madh më i afërt është dy orë me makinë. Temperaturat janë tepër të ulëta, dhe trajneri anglez ka marrë me vete disa lojtarë të rinj nga Britania, të cilët nuk arrijnë të gjejnë vend në elitën angleze për shkak të kompeticionit të madh.Por talenti i tyre nuk mohohet, dhe te Ostersunds ata do të kenë mundësinë të zhvillohen duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

© shkodrasport.com