Po luhet në Tiranë ndeshja e javës së 14-të të kampionatit kombëtar të 17 vjeçarëve, ai në mes Tiranës vendase dhe Vllaznisë.

Kjo e fundit siç dihet kryeson kampionatin por ajo që të bën përshtypje është se shkodranët janë gjendur para një të papriture të pakëndshme në këtë ndeshje.

Në pjesën e parë të saj, ata janë mundur me rezultatin 2-3 dhe do të tentojnë përmbysjen e këtyre shifrave në pjesën e dytë.

Bardheblutë kanë shënuar që në minutën e 3-të me anë të Stafës por 3 minuta më vonë ka barazuar Xhahysa për Vllazninë.

U duk se loja do të barazpeshohej por në minutën e 10-të Stafa do të shënonte edhe golin e dytë për Tiranën.

Kjo skuadër dhjetë minuta më vonë do të fitonte edhe të drejtën e një 11-metërshi që do të kthehej në gol nga Çeku.

Vllaznia U-17 nuk ka hequr dorë nga pretendimet e saj dhe në ’37 Xhahysa ka shënuar golin e dytë për të.

Në këtë mënyrë pjesa e parë është mbyllur me shifrat 3-2 për Tiranën e cila ndodhet aktualisht në vendin e dytë në renditje dhe padyshim që do të tentojë të parin që mbahet aktualisht nga ekipi shkodran.
www.shkodrasport.com