Kampioni i shumëfishtë i sprintit, Usain Bolt është duke u trajnuar me klubin norvegjez të Stromsgodsetit këtë javë pasi po ndjek ëndrrën e tij për t’u bërë një lojtar profesionist futbolli.

Xhamaikjani 31-vjeçar, i cili u tërhoq nga atletika pasi fitoi tetë medalje të artë olimpike, është një fanatik i futbollit dhe po stërvitet me Drammen, rreth 40 km në jug-perëndim të Oslos. Më parë ai ka provuar edhe me ekipin gjerman Dortmund.