Sipas raporteve Milan po konsideron rikthimin e Vincenzo Montella nëse shkarkojnë Gennaro Gattuso. Montella u shkarkua nga Rossonerët muajin e kaluar, duke emëruar trajnerin Gattuso në krye të punës. Megjithatë, pas marrjes së vetëm katër pikë nga katër ndeshje, Rino thuhet se rrezikohet nga shkarkimi i tij nëse rezultatet nuk përmirësohen në dy ndeshjet e ardhshme. La Stampa bie dakord se puna e ish-mesfushori është në rrezik nëse kundër Interit në Kupën e Italisë pëson nje tjeter humbje të mërkurën.

Nese ndodh keshtu, atëherë Gattuso do të shkarkohet. Montella është ende nën kontratë, kështu që gazeta beson se kthimi i tij do të ishte zgjidhja më logjike.