Askush nuk i mohon cilësitë e Neymarit në fushën e lojës dhe talentin si bekim nga Zoti. Braziliani është kritikuar gjithmonë për karakterin e tij të vështirë jashtë fushës së lojës.
Mediet braziliane kanë bërë me dije se futbollisti ka bërë një gjest fantastik. Ai ka dhuruar 5 milionë euro për luftën kundër virusit. Ylli i PSG-së e ka bërë diçka të tillë javën e shkuar dhe donacioni i tij ka qenë i fshehtë.
Neymar nuk ka dashur që askush ta dijë. Ai i depozitioi në fondacionin e krijuar nga UNICEF që ka bashkuar të gjithë personat e famshëm që të ndihmojnë në këtë moment të vështirë!
Ne kete menyre, sulmuesi i njohur qe ne fakt shpeshhere eshte komentuar per sjelljet e tij brenda dhe jashte fushe, tregon edhe nje ane tjeter te tij, anen njerezore duke iu gjendur prane bashkeatdhetareve te tij ne keto momente te veshtira.