Ndodhi gjatë ndeshjes Holandë-Irlandë në çerekfinale të Kampionatit Europian U-17, që po zhvillohet në Angli.
Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1 dhe për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohej në gjysmëfinale, do të ekzekutoheshin penalltitë.
Portieri irlandez, Jimmy Corcoran, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht me të kuqin, pasi, sipas arbitrit, lëvizi më shumë sa ç’lejohet ende pa u ekzekutuar 11-metërshi nga futbollisti holandez, një vendim që shkaktoi shumë polemika.
Në portë u vendos mbrojtëse McEntee, por nuk mundi ta ndalte goditjen e Redan.