Kanë përfunduar çerekfinalet e Coupe de France. Bie në sy eliminimi i bujshëm i Marsejës, e cila i ka thene lamtumire kompeticionit pas 16 penalltive te goditura ne serine e pafunme ndaj Annecy, skuadër që luan në Ligue 2 dhe aktualisht është e dhjeta ne renditje…

Dhe të mendosh se skuadra e Igor Tudor e kishte eliminuar Paris Saint-Germain në 1/16. OM tashmë mund të eliminohej në të 90-ën, me Alexis Sanchez që kishte humbur një penallti, por një gol i 18-vjeçarit Mughe në 96-ën i dha skuadrës penalltite pas rezultatit 2-2 ne kohen e rregullt.

Gabimi i Balerdit nga pika e bardhë ishte fatal. Arritja më e shquar nga Annecy deri me sot ishte kampionati amator francez i fituar nga klubi në 1959–60. Ne vitin 2022 ata u ngjiten per here te pare ne Ligen 2 pra ne kategorine e dyte franceze… Annecy do te perballet ndaj Tolouse ne gjysmefinale ndersa gjysmefinalja tjeter eshte mes Lyon dhe Nantes qe sonte kaluan te dyja…

Annecy është një qytet alpin në Francën juglindore, ku liqeni Annecy derdhet në lumin Thiou. Është i njohur për Vieille Ville (qytetin e vjetër), me rrugë me kalldrëm, kanale gjarpëruese dhe shtëpi me ngjyra pastel.

Me pamje nga qyteti, Château d’Annecy mesjetare, dikur shtëpia e Konteve të Gjenevës, përmban një muze me artefakte rajonale si mobilje alpine dhe art fetar, plus një ekspozitë të historisë natyrore… Ndryshe quhet edhe si “Venezia e Frances” per shkak te struktures dhe peisazhit me lumin qe kalon mes qytetit…/telesport/