Janë të shumta rastet kur futbollistë shqiptarë kanë zgjedhur të luajnë për përfaqësuese të huaja, jo të vendit të origjinës.

Por, rasti i mesfushorit Arton Zekaj përbën një përjashtim më vete. 18-vjeçari aktivizohet prej vitesh me ekipet zinxhir të Serbisë dhe së fundmi ai ka pranuar thirrjen e përfaqësueses serbe të 19-vjeçarëve për t’u aktivizuar në ndeshjet e radhës.

Djaloshi i lindur në Beograd në vitin 2000 me prindër nga Prizreni, është produkt i akademisë së Partizanit të Beogradit. Ai u huazua më tej te Sopot (ekip serb) dhe këtë sezon te Lille në Francë.

Ka patur përpjekje nga Federata e Kosovës në vitin 2017 për të plotësuar dokumentiacionet për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës, por çdo gjë nuk shkoi ashtu siç nuk pritej.

Në opinionin publik shqiptar, zgjedhja e tij do të konsiderohej një tradhëti e pafalshme, pasi ai ka zgjedhur një skuadër kombëtare, shteti i të cilit mohon ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe ushqen antipati ndaj shqiptarëve./newsport/