Për një kohë të shkurtër Thomas Strakosha është kthyer në një lider të padiskutueshëm për ekipin e Lazios që mbrëmë spikati sërish me pritjet e tij në ndeshjen çerekfinalen të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës duke e ndihmuar atë të kualifikohet për në gjysmëfinale. Në vitin 2012 Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare shpenzoi vetëm 75 mijë euro për ta sjellë atë në “Olimpico”, ndërsa tashmë “gardiani” shqiptar vlen miliona euro. Sipas Observatori Evropian i Futbollit (CIES), Strakosha kushton jo më pak se 18.6 milionë euro.

Strakosha është shndërruar në 5 portierët më të mirë në Serie A.

Përgatiti: I.Lame