AC Milan tani do të detyrohet të shtojë dy qendërmbrojtës të rinj gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak të emergjencës në departamentin e mbrojtjes, sipas Fabrizio Romano.
Sipas informacioneve që klubi ka dhënë, analizat instrumentale që Fikayo Tomori iu nënshtrua mëngjesin e sotëm, nxorën në pah një lezion mio-tendinoz të muskulit bicep të djathtë të femurit, i cili do ta mbajë jashtë për të paktën dy muaj.
Ai bashkohet me Malick Thiaw, Pierre Kalulu, Marco Pellegrino dhe Mattia Caldara në listën e mungesave që Pioli po lufton aktualisht në prapavijë, duke lënë vetëm Simon Kjaer si opsionin e vetëm të përshtatshëm dhe ai gjithashtu ka luftuar për të qëndruar në dispozicion.
Sipas Fabrizio Romano, Milani tashmë ka një plan në mendje për janarin. Gjëja e parë që ata do të bëjnë është të rikthejne Matteo Gabbia nga huazimi i tij në Villarreal, ku ai është menduar të jetë deri në fund të sezonit.
Më pas, ata do te duhet të marin nje qendërmbrojtës të ri, sepse “duhen dy nënshkrime” në sytë e drejtuesve pas dëmtimit të fundit të Tomorit. Romano nuk përmend asnjë emër, por futbolliste si Nordi Mukiele, Clement Lenglet dhe Thilo Kehrer janë lidhur të gjithë ditët e fundit./telesport/