Do t’iu duket krejtësisht e pabesueshme, por është realiteti.
Ylli kryesor i Liverpoolit të këtij sezoni, Sadio Mane ka të njëjtën pagë si Theo Walcott apo Morgan Schneiderlin. Senegalezi paguhet nga “The Reds” 100 mijë sterlina në javë.
Po 100 mijë sterlina i merr në javë edhe Walcott, si dhe Schneiderlin, dyshja e Evertonit, që këtë sezon numërojnë respektivisht, 8 dhe 9 ndeshje si titullarë në Premier League.
Nëse i referohemi vetëm Liverpoolit më pas, kuptojmë se Mane merr më pak se gjysma e asaj që përfiton Salah, i cili paguhet plot 210 mijë sterlina në javë. /tslesport/