Kampionati anglez i futbollit, Premier League, po kalon një periudhë tranzicioni. Shefi ekzekutiv, Richard Scudamore, pranoi disa muaj më parë se do të largohet kur të mbarojë mandati i tij, në muajin shkurt.

Bordi i Premier League ia kishte ofruar rolin e shefit ekzekutiv David Pemsel, i cili fillimisht kishte rënë dakord që të merrte përsipër këtë detyrë. Por sot, në mënyrë të befasishme, Pemsel mori vendimin që të mos e pranojë këtë detyrë, duke paraqitur dorëheqjen e tij.

Premier League, në faqen e saj zyrtare, shkroi: “Kemi biseduar me David Pemsel dhe kemi pranuar dorëheqjen e tij. Premier League nuk dëshiron të japë komente të tjera për këtë çështje”./abcnews/

WATFORD, ENGLAND – SEPTEMBER 16: John Stones of Manchester City and Kyle Walker of Manchester City celebrate victory after the Premier League match between Watford and Manchester City at Vicarage Road on September 16, 2017 in Watford, England. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)