Nga Maringlen ZHIVANI

Per te gjithe ekipet, janari shenon rikthimin ne stervitje dhe pergatitjen fizike per fazen e dyte te kampionatit, por Vllaznia U18 volejboll per femra ka nderprere stervitjen!

Siç behet e ditur nga stafi teknik, ekipi tashme nuk ka ambiente per t’u stervitur pasi palestra qe deri ne dhjetor sterviteshin, do te hyje ne fazen e rikonstruksionit. Sapo jane njoftuar per kete, stafi ka kontaktuar menjehere Bashkine Shkoder, ku se bashku me prinderit e vajzave qe sterviten çdo dite, kane kerkuar takime dhe u jane drejtuar permes email, me qellim gjetjen e nje zgjidhje perpara nisjes se janarit.

Fatkeqesisht, kerkesat e tyre nuk kane marre pergjigje dhe sot nje ekip i cili, eshte pretendent, i cili do te formoje bazen e ekipit te rriturave, ndodhet ne nje situate qe vetem e demton te ardhmen e volejbollit shkodran per femra.

Trajneret Tafa, Bardeli, Haxhagiç dhe Jula shprehin keqardhjen e tyre per kete situate. Ato prej vitesh kane punuar me ekipet e moshave dhe te rriturave, (ku me ekipin Vllaznia U20 sollen dy kupa ne Shkoder ne Kampionatin e sezonit 2021-2022), dhe synojne ndertimin e nje akademie te vertete volejbolli shkodrane permes grumbullimit te rreth 120 femijeve per stervitjen e tyre.

Puna me ekipin e Vllaznia U18 ka qene intense jo vetem me stervitje e pergatitje fizike por edhe permes pjesmarrjes ne turne nderkombetare me qellim , rritjen e vajzave profesionalisht.

Por, sot ekipi U18,U16 dhe te gjithe femijet e tjere gjenden ne nje udhekryq: prej fillimit pa mbeshtetje financiare nga Bashkia “Shkoder”, por tashme dhe pa nje palester per zhvillimin e seancave stervitore./www.shkodrasport.com/