E kane mbyllur ne avantatazh pjesen e pare te ndeshjes, por nuk kane qene ne gjendje ta ruajne ate deri ne fund sepse dy golat e Bekim Balajt i kane dhuruar fitoren 2-1 Vllaznise dhe Tirana ne kete menyre eshte detyruar ta pranoje humbjen.
Kete gje e ka bere edhe trajneri Magani ne prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes kur eshte shprehur se shkaqet e humbjes duhet t’i gjejne ne rradhe te pare duke filluar nga vetja, por nderkohe duket se e njejta gje nuk ka ndodhur me futbollistet e kesaj skuadre.
Ne momentin e hyrjes se tyre ne dhomat e zhveshjes pas vershellimes se fundit te arbitrit, dera e saj nuk eshte hapur siç duhet te ndodhe zakonisht, por eshte shqyer me force duke e nxjerre ate jashte perdorimit. Nje veprim absurd sepse 90 minutat e ndeshjes nuk kane patur as me te voglin problem ne fushen e lojes.
Dalja e deres se dhomes te zhveshjes jashte perdorimit eshte konstatuar nga punonjesit e stadiumit pas largimit te ekipit te Tiranes nga ambjentet e “Loro Boriçit” dhe me pas drejtuesit e Vllaznise kane raportuar tek delegati i ndeshjes i cili sigurisht qe do ta shkruaje ne raportin e ndeshjes dhe me siguri qe do ta kaloje ne Komisionin e Disiplines.
Nje veprim aspak profesionist i bardhebluve te cilet te keqen e humbjes ne kete menyre deshen ta gjejne tek dera e stadiumit. Diçka absurde, por qe verteton me se miri edhe krizen psikologjike qe po kalon ky ekip nga mungesa e rezultateve./www.shkodrasport.com/