Futbolli në Serbi është përfshirë në një skandal të vërtet.Pas ndeshjes në mes Napredakut dhe Radniçkit nga Nishi (2:1), në konferencën e organizuar për media ka ndodhur një top-skandal.

Trajneri i Radniçkit, Nenad Lalatovic ka shpërthyer në ofendime të rënda, shkruan Telegraf.rs. Më parë, zëdhënësja e Napredakut e ngacmoi trajnerin me një pyetje rreth gishtit të mesëm.

“Të të pyes unë, a i ke fyer t’i fëmijët e mi, jo, atëherë mos me bej pyetje te tille”, i drejtohet Lalatovic zëdhënëses.

Ndryshe, në konferencë ishte futur një tifoz i cili e ka ofenduar trajnerin me sharje të ulëta.Ky i fundit më pas ka shpërthyer në ofendime tejet të ulëta.