Vllaznia e basketbollit te meshkujve duket se tashme eshte pothuajse e rene nga Superliga. Humbja e sotme ndaj Apolonise ne shifrat 84-94 i ka zhytur ata ne nje kolaps edhe me te madh se sa ishin dhe si pasoje, per kuqeblute duket se mundesia e qendrimit ne Superlige eshte pothuajse minimale.
Apeli here pas here i trajnerit Damian Bekteshi per nderhyrje ne perforcimin e skuadres me elemente cilesor u shoqerua me afrimin ne Shkoder te disa basketbollisteve amerikane. Ne fakt, me ardhjen e amerikaneve ne gjirin e skuadres u duk se situata do te ndryshonte per mire. Megjithate, as ata duket se nuk u kane bere as pune dhe as efekt ekipit te Vllaznise ne basketboll per meshkuj.
Realisht, gjate gjithe kesaj jave, drejtuesit e shoqates se basketbollit bene nje thirrje publike, ku kerkonin mbeshtetjen e tifozerise shkodrane, mbeshtetje e cila ne fakt nuk mungoi, por perfundimi ishte perseri me zhgenjim nga Vllaznia.
Ne fakt, ekipi kuqeblu ishte ne avantazh ne dy periodat e para 49-40, duke dominuar gjithcka dhe duke i fituar ato, por ne dy periodat e dyta Apolonia permbysi rezultatin. Me kete humbje, Vllaznia e basketbollit mund te quhet pothuajse e rene nga Superliga, pasi renditet ne vendin e fundit ne klasifikim me vetem 11 pike te grumbulluara, nderkohe qe Apolonia tashme eshte
Tashme, situata tek Vllaznia perkeqesohet jashte mase, ku shpresat e mbijetes ne Superlige jane pothuajse minimale dhe nje gje e tille nuk le vend per diskutim ne vazhdim. Realisht, nje gje e tille eshte shume e trishte ta thuash, por ky eshte realiteti i hidhur…
Maringlen ZHIVANI