Momentet negative të ekipit Vllaznia U-17 vazhdojnë. Sot ata kanë pësuar një tjetër humbje, madje ndaj njërit prej ekipeve më të dobëta të kampionatit, Portos.
Ky i fundit ka fitur me shifrat 1-0 brenda në fushën sportive “Reshit Rusi”. U mendua se kuqeblutë do fitonin lehtë duke parë edhe diferencat e të dy ekipeve por nuk do të ndodhte kështu.
Vllaznia ka vështirësi në rrugën drejt golit, madje në minutën e fundit të pjesës së parë do të mbesë me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Dedës.
Në të dyën gjërat do të shkojnë edhe më keq. Goli i Zogajt në minutën e 53-të ka mjaftuar që Porto të dalë me tre pikë nga Shkodra.
Pavarësisht përpjekjeve të futbollistëve kuqeblu, ata nuk kanë arritur dot të shënojnë.
Përfundimisht 1-0 për miqtë të cilët vërtetë ndodhen në vendin e tetë në renditje por sot treguan se mund të luajnë si të barabartë edhe ndaj ekipeve më të mira, madje edhe të fitojnë ndaj tyre.
Vllaznia U-17 me paraqitjet në ndeshjet e fundit, pavarësisht se ndodhet në vendin e dytë, vështirë të ketë pretendime për fitimin e titullit kampion.
© shkodrasport.com