Me 3 golat e shenuar sot ne ndeshjen ndaj Laçit, e ka çuar ne 20 numrin e tyre ne kete kampionat. E kemi fjalen per sulmuesin 16 vjeçar Gerald Kubazi qe po udheheq Vllaznia U17 drejt titullit kampion dhe fitimit te Kupes se Shqiperise.
20 golat i ka shenuar ne 14 ndeshje duke patur ne kete menyre nje mesatare shume te kenaqshme prej 1.42 golash per ndeshje. Ai nderkohe ka shenuar edhe 2 gola ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes dhe ne kete menyre performanca e tij behet edhe me e mire.
Por pavaresisht te gjitha ketyre shifrave e statistikave, sulmuesi shkodran vazhdon te mos e “binde” trajnerin e kombetares U17 Ervin Bulku qe mesa duket nuk e ka perfshire ne listen e ekipit qe drejton edhe per dy ndeshjet miqesore ndaj Bosnjes qe zhvillohen se shpejti.
Se çfare duhet te beje nje futbollist me shume se kaq veshtire ta thote kush, por gjithsesi kjo ecuri nuk i ka sherbyer per mire sepse trajneri i kombetares vazhdon te mos i perfille golat e tij.
Pak kohe me pare per kete çeshtje e ngriti zerin edhe drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri qe doli hapur kunder Ervin Bulkut dhe duke i kerkuar Federates te nderhynte, por duket se kjo gje nuk ka bere serish efekt sepse golat e Gerald Kubazit, vazhdojne te mos kene peshen e duhur tek stafi i kombetares./SHKODRA-SPORT.COM/