Kur ka mbetur edhe me pak se nje muaj nga starti i kampionatit, Veleçiku ende “nuk ekziston”. Themi keshtu sepse skuadra jo vetem qe nuk ka nisur stervitjen, por ajo ende nuk ka trajner dhe po ashtu nuk dihet as kush do te jete perberja e saj.
I vetmi qe ngre zerin eshte gazetari i njohur sportiv Bashkim Ramekaj qe mundohet “t’i ngacmoje” drejtuesit herepashere duke i kujtuar se jane shume te vonuar me nisjen e pergatitjeve, por akoma nuk ka asnje reagim.
Diten e sotme Ramekaj ka publikuar disa video nga fusha e kompleksit sportiv “Duli” e cila ishte teresisht bosh, ne vend qe te gumezhinte nga futbollistet dhe stafi i Veleçikut.
Sipas tij, drejtuesit koplikas shpeshhere pergjigjen se stervitja do te nise shume shpejt, por ende nuk ka asnje date. Per kete arsye, nuk eshte e qarte se çfare do te ndodhe.
Nje situate e tille padyshim qe e ndeshkon Veleçikun i cili jo vetem qe nuk do te jete ne gjendje te rivalizoje per ngjitjen nje kategori me lart si sezonin e kaluar, por mund te rrezikoje edhe qendrimin ne kategori.
Gjeja e pare qe koplikasit duhet te bejne edhe caktimi i trajnerit dhe i dates se kur do te nise stervitja. Per te menduar me pas edhe per forcimin e skuadres me lojtare cilesore, por shpresat duken te pakta se mund te kete diçka te mire sivjet./SHKODRA-SPORT.COM/