Ka menduar se ky sezon do te ishte ndryshe per te, por ne fakt gjasat nuk jane te tilla. Herald Marku per momentin eshte serish jashte planeve te trajnerit Mehmeti si titullar i formacionit tek Partizani.

Skuadra e kuqe eshte duke zhvilluar fazen pergatitore ne Slloveni dhe stafi teknik eshte duke piketuar edhe formacionin me te cilin pritet te luaje ne ndeshjet e Kupave te Europes.

Pavarësisht se kanë marrë garanci se janë në planet e stafit teknik, emra si Herald Maku apo Murataj priten të jenë alternativa për Rrapajn apo Matondon edhe në sezonin e ardhshëm.

Treshja e mesfushes deri tani mendohet te ndertohet nga Rrapaj e Matondo, nderkohe qe para tyre pritet te luaje lojtari i ardhur nga Tirana, Engjell Hoti. Nderkohe, Murataj, H. Marku e Maget konsiderohen rezerve.

Per Herald Markun sigurisht qe kjo eshte disi e rende sepse i thone dy sezone te kaluar me se shumti ne pankine dhe kjo nuk eshte aspak normale per nje lojtar qe ka ambicje. Para pak kohesh u perfol mundesia e rikthimit te tij ne Shkoder, por mesfushori shkodran vijoi stervitjen me partiznain ne Slloveni.